Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 3-0 ndaj Elbasanit duke siguruar ne kete menyre fitoren e dyte ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Ajo tashme mban vendin e dyte ne grup dhe kur ka perfunduar gjysma e ndeshjeve duket se po shkon e sigurte drejt arritjes se ketij objektivi.

Trajneri Artan Kalaja duke folur per mediat pas ndeshjes se sotme eshte shprehur i kenaqur me ecurine e deritanishme dhe njekohesisht eshte shprehur se duhet te vazhdoje puna ne te njejten menyre per te ecur te sigurte drejt arritjes se objektivit.

“Sigurisht që jam i kënaqur me fitoren e sotme, por në fakt edhe pas ndeshjes që humbëm me Erzenin i kam përgëzuar lojtarët e mi për paraqitjen e mirë që bënë pavarësisht se humbëm 3-2. Ajo ndeshje mund të fitohej edhe nga ana jonë sepse djemtë ishin të mobilizuar, pavarësisht se nuk kishim edhe Dube dhe disa gabime të vogla bënë që ne të mos e fitonim atë ndeshje.

Gjithsesi objektivi jonë është të futemi në katërshen e më të mirave të Kupës dhe për këtë duhet të zëmë njërin prej dy vendeve të para në grupin tonë. Jemi të dytët aktualisht kur kanë mbaruar gjysma e ndeshjeve, mund të dalim edhe të parët, por e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë fort.

Sot ndaj Elbasanit gjërat përgjithësisht shkuan mirë, në setin e tretë pati një lëshim në loje, kuptohet jo me qëllim por ishim sërish po këta lojtarë që reaguan dhe e fituam ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë edhe në ndeshjet e ardhshme”-eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/