Çiklistët e Vllaznisë po i japin dorën e fundit përgatitjeve për aktivitetin e tretë kombëtar të këtij viti, trofeun “Agim Tafili” që do të zhvillohet në datat 16-18 prill. Në të do të marrin pjesë të gjithë çiklistët e ekipeve të vendit, të cilët do të masin forcat me kundërshtarët e tyre.
Sa i takon ekipit shkodran, pavarësisht vështirësive që vazhdojnë ta shoqërojnë, po bëjnë më të mirën e mundshme në stërvitje dhe duket se ka ardhur momenti për ta konkretizuar me suksesin në trofeun që zhvillohet në nderim të legjendës së çiklizmit shkodran e shqiptar. Duke folur në prag të këtij aktiviteti, trajneri Leonat Kola, për gazetën “Shkodra Sport” do të shprehej:
“Kemi punuar fort që në fillim të vitit. Ekipi ka ardhur vazhdimisht në rritje, krahas vështirësive që ka ky sport. Shpresoj të kemi arritur formën maksimale që një ndër aktivitetet më të rëndësishmë të ciklizmit për vitin 2024 ta mbyllim me sukses, aq më tepër që mbahet në Shkodër në ndër të një figure shumë të rëndësishme si Agim Tafili.
Këtë vit është parë e arsyeshme që aktiviteti të mbahet për 3 ditë, në ndryshim nga vitet e tjera që ka zgjatur vetëm 2 ditë, duke parë edhe shkallën e vështirësisë të këtyre etapave. Pas shumë sakrificave që kanë bërë djemtë këtë periudhë, besoj se do ta mbyllim me sukses”.
Të plotë prononcimin e trajnerit të çiklimit të Vllaznisë Leonat Kola, mund ta gjeni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport’ në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: