Vllaznia e femrave beri “detyren” dje duke fituar ndaj Tiranes me rezultatin e paster 4-0 dhe kesisoj vazhdon te kryesoje e vetme renditjen dy jave para fundit te fazes se dyte te kampionatit. Por pavaresisht fitores, trajneri Nikolin Leka eshte dukur jo shume i kenaqur me kete rezultat.
Ai priste nje fitore me te thelle ndaj kundershtarit, nisur nga rastet e shumta qe krijuan. Nje deklarate te tille e ka bere pas perfundimit te ndeshjes, kur per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur:
“Ishte nje ndeshje ndaj njerit prej rivaleve tane. Vllaznia e dominoi lojen, por une nuk jam i kenaqur me rezultatin sepse ai duhej te kishte qene me i thelle, por ne ditet ne vazhdim do t’i shohim ato gabimet qe bejme dhe te mundohemi t’i korigjojme per ndeshjen e ardhshme.
Perpos ndeshjes ne fushe, ne i kishim kushtuar rendesi edhe organizimit te saj. Dhe u treguam te gjitheve se Vllaznia di te organizoje ndeshje, Vllaznia ka kulturen, ka respektin per çdo ekip qe vjen ketu dhe i vleresojme ato, por jo siç na priten ne Tirane. Kjo tani i takon te kaluares dhe ne mundohemi te bejme gjithçka per te treguar me te miren ne fushen e lojes”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise se femrave Nikolin Leka mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: