Vajzat kuqeblu kane mundur edhe Partizanin me rezultatin e paster 3-0 dhe si rrjedhoje vazhdojne te kryesojne te vetme ne renditje dhe madje duke qene plot 5 pike te shkeputura nga skuadra e vendit te dyte. Duket se gjithçka po shkon ashtu si duhet per kete ekip, pavaresisht atij hapi te gabuar te arritur ndaj Gramshit para kater javesh.
Duke folur pas ndeshjes se djeshme ndaj ekipit te kuq, trajneri i Vllaznise Nikolin Leka ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ai ka shprehur supermacine e ekipit qe ai drejton ndaj ketij rivali.
“Luajtem ndaj njeres prej rivaleve tona te ketij kampionati, por e dominuam ndeshjen nga fillimi e deri ne fund dhe mendoj se duhej te kishim shenuar edhe me teper gola, por gjithsesi jam i kenaqur me menyren si luajten vajzat.
Kuptohet qe i gjithe synimi jone tashme po perqendrohet gradualisht tek “Final 4″ ku duhet te jemi shume te perqendruar sepse aty nuk lejohen gabime. Dihet qe synimi i vetem i Vllaznise eshte fitimi i titullit kampion dhe do te vazhdojme te punojme fort per kete objektiv”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise se femrave Nikolin Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: