Vllaznia e femrave e ka fituar ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit me rezultatin e thelle 8-0. Kjo ndeshje eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe eshte dominuar nga vajzat kuqeblu, per te cilat ne fakt ka qene thjesht nje stervitje ne prag te sfides se madhe me Real Madrid.

Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka ka dhene nje interviste per mediat ku nder te tjera eshte shprehur se sot ka nisur edhe rrugetimi i Vllaznise drejt titullit te 10-te kampion rradhazi dhe venies se yllit ne fanelle.

Po ashtu, numri 1 i pankines shkodrane ka bere te ditur se e gjithe vemendja eshte e perqendruar tek sfida e 20 tetorit ndaj Realit, ku padyshim qe do te synohet nje paraqitje sa me e mire.

“Padiskutim që diferencat e ekipeve janë shumë të mëdha, objektivat tona janë krejtësisht të ndryshme kundrejt atyre të ekipit kundërshtar. Vajzat kishin nevojë të hapeshin në fushën e lojës, pasi jemi në prag të një ndeshjeje të madhe dhe të vështirë, por gjithsesi unë kisha nevojë të shoh levizjet e lojtareve të mia në fushë, mënyrën e lëvizjes së topit.

Me kete fitore, ne kemi nisur rrugen tone drejt titullit te 10-te kampion dhe padyshim vendosjes se yllit ne fanelle ne fund te sezonit, por nga ana tjeter, ne tashme do te fokusohemi tek sfida shume e rendesishme, ajo ndaj Realit te Madridit”- ka thene nder te tjera trajneri Leka.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: