Vllaznia e femrave do te luaje neser ne ora 17:30 ne “Shtepine e Futbollit” finalen per titullin kampion perballe Apolonise. Skuadra shkodrane duket e vendosur per te mos e ndalur serine e titujve kampione te fituar, nderkohe qe ajo fierake do te provoje te fitoje trofeun e pare.

Por trajneri i Vllaznise Nikolin Leka permes nje deklarate te dhene per gazeten “Shkodra Sport” i ka siguruar te gjithe tifozet kuqeblu, por njekohesisht ka dashur t’u beje me dije edhe kundershtareve se titulli edhe kete here do t’i takoje atij ekipi qe i ka fituar edhe 10 te tjere me pare.

“Kemi te bejme me nje finale te cilen e kemi pergatitur ashtu si duhet. Kemi punuar shume dhe tashme ka ardhur momenti per ta konkretizuar me sukses dhe per te sjelle ne Shkoder edhe titullin e 11-te kampion. Keto suksese nuk jane rastesi, por frut i punes sistematike te bere ne klub.

I menaxhimit te mire te bere nga presidenti Matija, por edhe i talentit te ketyre vajzave qe jo me kot shumica e tyre jane dhe pjese e ekipit tone kombetar. Kuptohet qe Apolonia dhe shume kundershtare te tjere po bejne çmos per ta ndalur Vllaznine, por edhe per disa vite te mira, te harrojne se do e arrijne.

Suksesi ne aspektin personal? Ne shumicen e sukseseve te deritanishme, kam qene edhe une pjese e tyre, por sado trofe te fitosh me Vllaznin serish je debitor ndaj ketij emri te madh te futbollit shqiptar”- eshte shprehur Leka./www.shkodrasport.com/