Vllaznia e femrave ka fituar diten e djeshme me rezultatin e thelle 12-0 ndaj Lushnjes. Nje sfide pergjithesisht e lehte ndaj nje kundershtari qe nuk mund te bente asgje per te rivalizuar me futbollistet kuqeblu.

Trajneri Nikolin Leka duke folur per gazeten “Shkodra Sport” ka bere te ditur se Vllaznia vijon rrugen e saj drejt titullit te 11-te, por nderkohe qe per ekipin shkodran Tirana duket se do te jete rivalja me e forte edhe kete sezon.

‘Normalisht që diferencat e ekipeve janë të mëdha, por sigurisht që ne vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Po presim momentin që të vijnë ekipe me të vërtetë rivale e të ndeshemi me to. Kishim aktivizuar vajza të reja në fushë. Jam i kënaqur me to, pasi kanë përmbushur detyrat që u kemi dhënë.

Në bazë të statistikave, Tirana duket si një rivale e jona, por duhet të presim ndeshjen të shohim forcën e vërtetë të ekipeve. Nuk duhet të çuditemi me golat e shënuar, është krejt e natyrshme.

Po presim ndeshje me rivalitet të vertetë, në mënyrë që të shohim forcat e ekipeve që duan të konkurojnë me Vllazninë. Skema e kampionatit mund të ndryshojë, por jo objektivi i Vllaznisë”- eshte shprehur Leka./SHKODRA-SPORT.COM/