Vllaznia e femrave do t’i jape fund mbremjen e sotme pergatitjeve per ndeshjen e shumepritur me Real Madrid, teksa ne oren 19.45 ka planifikuar seancen e fundit stervitore ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nderkohe ne mesdite eshte organizuar edhe konferenca e shtypit e pragndeshjes, ku perpara gazetareve ka folur edhe trajneri Nikolin Leka. Ne prononcimin e tij ai ka dhene siguri se Vllaznia do te paraqitet denjesisht ndaj ketij kundershtari me emer shume te madh.

“Ne jemi gati per kete ndeshje, per te cilen kemi kohe qe pergatitemi. Ne e dime mjaft mire emrin e madh te kundershtarit, por kjo eshte gare dhe ne do te futemi ne fushe per te bere me te miren. Vajzat jane te pergatiture si fizikisht, taktikisht por edhe psikologjikisht per te dhene me te miren ne fushe.

Ne formacionin thuajse e kemi gati, por gjithçka do te vendoset neser. Ne nuk kemi ardhur rastesisht ketu ku jemi dhe do te mundohemi te bejme me te miren. Ne fushe do jene tre rezultate dhe ne natyrisht qe do te mundohemi te mos dalim pa nje rezultat pozitiv, duke shpresuar edhe tek ndihma e tifozeve te zjarrte te tifozeve tane.

Te plote prononcimin e dhene sot per mediat nga trajneri i Vllaznise se femrave Nikolin Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: