Vllaznia e femrave do te luaje neser ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e pare te fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2. Nje ndeshje e cila ne fakt konsiderohet per tranferte per ekipin shkodran megjithese do te luaje ne fushen e tij ngaqe keshtu eshte verdikti i shortit te hedhur.
Ne prag te kesaj ndeshje, ka dale para mediave trajneri Nikolin Leka i cili eshte shprehur: “Kjo eshte nje ndeshje e cila pritet me shume interes. Jemi pergatitur si duhet per takimin me ekipin ukrainas. Neser na pret nje ndeshje e veshtire, por jemi te vendosur per te realizuar endrren tone per kalimin ne fazen e grupeve.
Kemi disa probleme demtimesh, por me lojtaret e tjera qe jane ofruar se fundi nga ana e presidentit, besoj se nuk do jete problem mungesa e tyre. Kundershtarin pak e njohim, megjithate e dime qe ne kete staf ku po luajme, nuk ka ekipe te dobeta.
Sivjet eshte momenti i duhur, ka adhur ne kohen e duhur dhe do te tentojme te hyjme ne histori me Vllaznine per te shkuar ne grupet e Champions League. Ndeshjet do t’i marrim me rradhe dhe per momentin jemi te fokusuar maksimalisht tek sfida e pare”.
Te plote prononcimin e trajnerit Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: