Bashke me te djeshmin eshte titulli i 9-te kampion qe feston si trajner i ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise. Shto ketu edhe 8 Kupa te Shqiperise dhe ne total ka festuar bashke me ekipin plot 17 here. Nikolin Leka kesisoj eshte nje pjese e rendesishme e historise se futbollit te femrave ne Shkoder dhe Shqiperi.

Edhe dje pas fitores 4-0 ne finale ndaj Apolonise, ai serish eshte pare i emocionuar dhe kete gje e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur ne kete menyre:

“Padyshim qe jane emocione te medha edhe sot sepse konkretizohet puna e nje viti. Vllaznia edhe njehere tjeter tregoi vlerat e veta, Vllaznia u tregoi te gjithe atyre personave qe deshen t’ia marrin titullin nepermjet rrugeve te tjera dhe jo ne fushen e lojes, se kush eshte kampionia e vertete.

E dominuam finalen ne te gjitha drejtimet dhe nuk i lame hapesira ne asnje moment dhe prandaj dua t’i falenderoj shume keto vajza per punen e madhe qe kane bere gjate gjithe sezonit. Titulli i sivjetem eshte me domethenes sepse u futen disa persona ne kanale te tjera per te mos e lejuar Vllaznine te dale kampione, por nuk ia dolen”.

Te plote prononcimin e trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: