Vllaznia e femrave ka bere detyren e saj duke fituar edhe ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Gramshit me rezultatin e thelle 12-0 dhe si rrjedhoje tashme kryeson e vetme renditjen pas javes se 12-te.
Duke folur ne lidhje me rikthimin ne krye te renditjes te ekipit qe ai drejton, trajneri Nikolin Leka eshte shprehur: “Ne do te bejme punen tone, do te ecim perpara drejt objektivit qe kemi. Vllaznia eshte prej 10 vitesh ne krye e vetme gjithmone dhe do te vazhdojme ne ate ritem.
Kjo pavaresisht asaj çfare ndodhi ne ate ndeshjen e shumeperfolur me Tiranen kur na hoqen trepikeshin, por do te vazhdojme punen tone, per ta ruajtur vendin e pare edhe ne “Final 4”.
Nderkohe trajneri Leka eshte ndalur edhe tek fitorja e fundit ndaj Gramshit dhe tek afrimet ne merkato per te cilat eshte shprehur: “Nje fitore e lehte kjo ndaj Gramshit, per vete nivelin qe ka kundershtari. Por per ne ishte e rendesishme kjo ndeshje sepse na u rikthyen ne fushe pas demtimeve qe kane patur futbollistet Bajraktari dhe Curraj.
Nderkohe sa i takon lojtareve te ardhura, mund te them se Fortesa Berisha eshte peshtatur shume mire dhe po shnderrohet ne nje lojtare te rendesishme per ne, ndersa japonezja Yamada edhe ajo po shkon mire, megjithate nga java ne jave jam i bindur se do te rritet edhe me shume dhe do te na ndihmoje ne arritjen e objektiaveve tona”./www.shkodrasport.com/