Vllaznia e futbollit te femrave vijon pergatitjet per ndeshjet europiane dhe ato po i shoqeron edhe me ndeshje miqesore. Nje te tille e luajti para pak ditesh ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit malazez te Buduçnostit te cilin e fitoi me rezultatin e thelle 7-0.

Pas kesaj ndeshje, trajneri Nikolin Leka duke folur per mediat e ka konsideruar si nje test te rendesishem kete miqesore, por qe nuk mjafton sepse skuadres i duhet te vazhdoje te punoje fort deri ne fund te ketij muaji, para se te niset drejt Gjeorgjise, vend ku dhe do t’i luaje ndeshjet e turit te pare te Champions League.

“Normalisht që kishim diferenca me ekipin tjetër, ndonëse është një ekip në rritje. Ne kishim nevojë për këtë miqësore pas fazës përgatitore që kemi bërë. Ekipi u përgjigj mirë në fushën e lojës. Pavarësisht ekipit që kishim përballë, lojtarët i zbatuan mirë detyrat e tyre dhe jam i kënaqur për këtë.

Normalisht ne na ka gëzuar rikthimi i Megi Doçit, pasi dihen vlerat e saj. Është një gjë shumë pozitive që Megi është një fushë me ekipin tonë. Kemi edhe një miqësore me kampionet e Kosovës, Mitrovicën. Aty do të shihen vlerat e ekipit tonë, pasi do të kemi përballë një ekip që merr pjesë në Champions League.

Miqësorja ndaj ekipit të Vllaznisë U17 është një opsion, pavarësisht se është një ekip djemsh dhe është shumë më i fortë se ai i vajzave, por ne na vlen kjo ndeshje. Përdërisa nuk kemi ekipe vajzash të zhvillojmë miqësore, edhe kjo ndeshje na vlen shumë. Gradualisht do të jemi gati për Champions League. Normalisht objektivi jonë është ta kalojmë ndeshjen e parë. Ne jemi duke punuar fort”- eshte shprehur trajneri Nikolin Leka./www.shkodrasport.com/