Tete vite ne krye te kesaj skuadre, tete vite kampion. Ky eshte bilanci i jashtezakonshem i Nikolin Lekes ne pankinen e Vllaznise se futbollit te femrave qe dje u kurorezua me titullin e 10-te rradhazi.

Trajneri me me shume trofe ne futbollin shqiptar-15 te tilla, edhe dje pas fitores ne ndeshjen e fundit te kampionatit ndaj Tiranes me shifrat 3-0, eshte shprehur mjaft i emocionuar per kete sukses te rradhes.

‘Asnjëherë nuk ka ndeshje të lehta dhe sidomos kur luanim me vendin e dytë, pavarësisht se u kishim marrë pikë edhe ndeshjen e parë. E dominuam lojën dhe sigurisht që gjithcka është e merituar. Të fitosh 10 tituj rradhazi nuk është gjë e vogël.

Normalisht që elementi i ri ka një rol të madh te kjo skuadër. Ne do të vazhdojmë të sjellim elemente të reja në ekip, pasi kjo është mënyra e vetme se si Vllaznia mund të rrijë në majë. Në kupën e Shqipërisë do të shkojmë vetëm për fitore sepse duam ta fitojme edhe kupen e 10-te rradhazi”- eshte shprehur trajneri Leka./SHKODRA-SPORT.COM/