Vllaznia U17 ka marre nje fitore me shume vlere diten e sotme ne perballjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Tiranes. Per t’u veçuar eshte fakti qe ekipi shkodran ne minuten e 62-te ka qene ne disavantazh me rezultatin 2-1 dhe ne fund ka fituar 3-2.

Nje permbysje e cila ka dhuruar edhe shume emocione per te pranishmit ne fushen sportive “Reshit Rusi” por edhe tek stafi drejtues i Vllaznise dhe lojtaret e kesaj skuadre. Kuptohet qe i entuziasmuar ka qene edhe trajneri Gilman Lika.

Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, ka vleresuar autorin e tre golave, Kubazi, por edhe te tjere qe sipas tij premtojne per te ardhmen. Sipas tij, e rendesishme eshte qe keto futbolliste te vazhdojne te punojne fort ne menyre qe heret e vone ta shohin veten me ekipin e pare te Vllaznise.

“Ishte një ndeshje e bukur. U bë një klasike për t’u dëshiruar edhe nga tifozët e shumtë të pranishëm. Golat në momentet e fundit kanë një emocion të vecantë. E shijuam mjaft shumë si ndeshje, por goli në fund na dha një kënaqësi tjetër.

Është fillimi i kampionatit dhe kemi disa probleme që duhen rregulluar dhe jemi duke punuar shumë në mbrojtje. Për cdo ndeshje arrijmë të shënojmë gola, por kemi probleme prapa.- ka thene nder te tjera ai.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U17 Gilman Lika mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ne linkun e meposhtem: