Debutimi ne pankinen e Vllaznise ka ardhur me humbje per te, por per fat ka qene thjesht nje miqesore dhe ne te paren ndeshje zyrtare padyshim qe ai pret suksesin e vajzave kuqeblu. E kemi fjalen per trajnerin e ekipit te femrave te klubit shkodran Haris Lika.

Vllaznia pasditen e djeshme eshte mundur me rezultatin 2-0 ne miqesoren e luajtur ne Barbullush, nga skuadra nenkampione e Kosoves- Mitrovica. Duke folur ne lidhje me kete rezultat, numri 1 i pankines kuqeblu nuk eshte shprehur aspak i shqetesuar per te, pasi sipas tij skuadra eshte ne rrugen e duhur.

“Rezultati sot ishte në plan të dytë. Ishte shumë e rëndësishme të zhvillonim një ndeshje miqësore. Gjej rastin të falenderoj ekipin e Mitrovicës që erdhi dhe na respektoi, pasi e kishim shumë të nevojshme, duke marrë parasysh që jemi në kulmin e fazës përgatitore.

Kjo miqësore na ndihmoi për shumë arsye, gjithashtu edhe të shohim gjendjen e grupit dhe të jemi sa më gati për ndeshjet e Champions League. Jo pa rëndësi është edhe rezultati, por në rradhë të parë ne na intereson t’i përgatisim këto vajza dhe të përmirësohemi.

Këto ndeshje na shërbejnë gjitashtu të njohim njëri-tjetrin. Lojtaret e reja janë lojtare që kanë cilësi. Kuptohet që kanë nevojë për pak kohë të përshtaten me grupin, me mentalitetin e vendit tonë, pasi këtu luhet futboll profesionist”./SHKODRA0-SPORT.COM/