Iu deshen 4 jave per te gjetur fitoren e pare, ate historike, ne te paren pjesmarrje te saj ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. E kemi fjale per ekipin e Basanias. Ai ka fituar me rezultatin e paster 3-0 diten e djeshme ndaj Gramshit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit.

Nje fitore kjo qe ka rikthyer edhe qetesine ne kampin bushatas dhe kjo mund t’i sherbeje si “frymemarrje” per vazhdimin e metejshem te kampionatit. Pas ndeshjes trajneri Haris Lika duke folur per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Sinqerisht kemi pasur disa javë shumë të ngarkuara psikologjikisht, duke parë edhe rezultatet jopozitive, përfshirë këtu edhe barazimin me Luzin, edhe pse kam thënë se Luzi ishte një ekip i fortë. Por, në fushën tonë ne duhet të bëjmë gjithmonë shumë mirë, ashtu si bëmë ndaj Gramshit.

Të them të drejtën kam përsëri disa kritika të mia, si për fazën sulmuese, ashtu edhe për fazën mbrojtëse, përshirë edhe lojën në ajër. E rëndësishme ishte fitorja. Ka qënë një moment shumë i vështirë për Basanian, ju e patë sa ka ndikuar kjo të lojtarët. Rastet e shpërthimeve të tyre janë vetëm si pasojë e ngarkesave të tyre psikologjike dhe presionit të madh. Futbolli kështu është, por besoj se kjo ishte një autokritikë e mirë.

Të them të drejtën duhet ta përgëzoj Konate, sepse ka një dëmtim dhe sakrifikoi për të luajtur. Edhe stafi do të japë një përgjigje për të. Ai sakrifikoi, hyri në lojë i dëmtuar dhe bëri më të mirën e mundshme, atë që bën një sulmues. Nuk kam ç’të kërkoj më shumë nga ai sesa të shenojë 2 gola dhe të japë 1 asist.

Përveç kësaj, dua të theksoj rastin e Brilant Hasajt. Dua ta ngushëlloj në emër të gjithë ekipit pasi ka pasur një rast vdekje të një familjari të afërt dhe ai ishte këtu për ekipin, për të kontribuar dhe me të vërtetë e falenderoj në emër të gjithë ekipit. Kjo fitore na jep frymëmarrje dhe na jep shtysë për të kërkuar më shumë në ndeshjet në vazhdim”./www.shkodrasport.com/