Basania ka marre te shtunen fitoren e dyte ne kampionat, duke mundur kete here me rezultatin 3-2 ndaj ekipit “Albanet”. Nje fitore qe gjithsesi perveç kenaqesise se marrjes te tre pikeve, ka nxjerr ne pah edhe disa problematika te lojes se kesaj skuadre.

Trajneri Haris Lika ka folur pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport” duke u ndalur tek kjo ndeshje, por edhe tek mungesa e pikeve ne takimet e transfertes e po ashtu edhe per ndeshjen e rradhes ne Lezhe ndaj Beselidhjes, per te cilen ka thene se ka ardhur koha per te marre fitoren e pare ne ndeshjet jashte.

“Ishte nje fitore e vuajtur, me vetem nje gol diference.Në minutat e fundit neglizhuam në fazën mbrojtëse, atë të tranzicionit negative uke pësuar një gol dhe duke na vënë në tension, por gjithsesi pjesën më të madhe të lojës ne e kontrolluam. Ajo që më ngroh është se në fushën tonë skuadra reagon humë mirë dhe ndaj çdo kundërshtari futet në fushë me idenë e qartë për ta fituar ndeshjen, por për fat të keq kjo nuk ndodh në ndeshjet në transfertë.

Ky është një nga problemet më të mëdha që kemi. Kemi bërë një analizë për këtë gjë dhe shpresoj që të reflektojmë sepse një ekip profesionist si ky i joni, me djem me bagazh të madh në fushën e sportit duhet t’i suprizojnë probleme të tilla dhe të mos kënaqemi me barazime por të tentojmë të marrim edhe fitore sepse vetëm 2-3 kundërshtarë janë të fortë jashtë sepse të tjerët duhet t’i superojmë dhe t’u marrim pikë.

Një nga shqetësimet më të mëdha për mua si trajner gjatë këtyre javëve kanë qenë dëmtimet dhe duhet të diskutojmë dhe me stafin mjekësor sepse janë disa lojtarë të formacionit të cilët nuk e di se kur do të kthehen në fushën e lojës. Ato po na dëmtohen në stërvitje, si shkak qoftë i terrenit apo dhe të tjera dhe ne duhet të ndërhyjmë që t’i parandalojmë ato sepse kështu po cungohet shumë ekipi dhe po na vështirësohet puna për formacionin dhe zëvendësimet”- eshte shprehur trajneri i Basanias Haris Lika./www.shkodrasport.com/

Besëlidhja? Kemi të bëjmë me një ekip cilësor, e njohim si kundërshtar dhe realisht në fushën e saj ka bërë mirë. Pozitive është se do të luajmë në një terren të mirë i cili të lejon të luash futboll dhe shpresoj që të bëjmë përgatitjet e duhura dhe të kemi moralin e duhur për të shkuar dhe për të marrë tre pikët e para në Lezhë.