Pavaresisht perpjekjeve te bera ne fushen e lojes, Basania nuk ia ka dale te fitoje ndaj Veleçikut ne ndeshjen e rradhes per kampionat, e cila u luajt pasditen e djeshme ne fushen sportive te kompleksit “Duli” te Koplikut. Ne fund te 90 minutave te kesaj sfide u siglua rezultati i barabarte 0-0.
Pas perfundimit te ndeshjes, trajneri Haris Lika u shpreh i zhgenjyer me barazimin sepse sipas tij, ai e kishte parashikuar te fituar kete takim, nisur edhe nga problemet qe kundershtari kishte me mungesat.
“Sigurisht qe prisja me shume nga kjo ndeshje, nisur edhe nga problematikat e medha qe kishte ekipi kundershtar. Mendova se sot ishte dita e vetme kur nje kundershtar mundej te vinte ketu te luante lirshem dhe te merrte tre pike.
Te them te drejten ishim pergatitur per ta fituar kete ndeshje sepse edhe ekipin e kemi ndertuar te tille per te marre pike ne çdo fushe qe luajme, por kete here nuk ia dolem ndonese kishim shume raste shenimi. Jam i merzitur me se shumti me lojtaret e mi sepse shperdoruam shume ne pjesen e dyte”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias Haris Lika mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: