Pas disa javesh mungese, Basania me ne fund rigjeti fitoren duke mundur 3-0 Murlanin ne “derbin” e luajtur pasditen e djeshme ne fushen sportive te Barbullushit, me golat e Diegos, Xhahyses dhe Lekes. Sigurisht qe ky trepikesh ka kthyer ne njefare menyre qetesine tek kjo skuader e cila ndodhet ne vendet e fundit te renditjes, megjithate pas ndeshjeve te djeshme e ka rregulluar disi performancen e saj.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Erjon Mani u shpreh se kjo fitore ishte detyrim per skuadren e tij, por nga ana tjeter, tashme i gjithe fokusi duhet te jete i perqendruar tek takimi i rradhes me Naftetarin qe eshte po aq i rendesishem dhe ndoshta edhe vendimtar per te ardhmen.

“Me kete fitore ndoshta jemi me te qete deri diku, por duhet te shohim ndeshjet e rradhes, pasi kampionati ka edhe 3 ndeshje te mbetura e na duhen edhe te pakten 3 pike per te qene me te qete. Murlani eshte nje ekip qe ka dale jashte objektivave. Beme detyren, morem 3 pike. Arber Daija u demtua ndeshjen e kaluar, Arseld Hoxhaj mungoi per shkak kartonash.

Kemi futur lojtaret qe kane qene prezente. Ishin ato qe dhane rezultat sot. Do te jemi te karikuar maksimalisht, pasi ndeshja e rradhes eshte nje finale tjeter shume e rendesishme per ne. Presim Naftetarin ne shtepi. Eshte nje ndeshje e veshtire, delikate. Shpresojme t’ia dalim me sukses edhe aty. Secili ekip qe futet ne kampionat futet me pretendime, ashtu u futem edhe ne.

Nuk futet kush ne nje gare pa pasur nje objektiv. Demtimet, kartonat, largimet jane faktore qe na demtuan, por keto gjera jane pjese e rrugetimit. Besoj se kemi marre nje mesim te mire gjate ketij viti. Jam shume falenderues ndaj presidentit Shimaj, pasi pervecse po u jep mundesi djemve te rinj, po u jep mundesi edhe trajnerave te rinj dhe per kete jam shume i lumtur”- eshte shprehur trajneri Mani.(www.shkodrasport.com)