Atletika shkodrane ka mbyllur nje tjeter vit te suksesshem teksa me 2022 fituan titullin e 14-te kampion rradhazi. Jo vetem kaq por ne rradhet e saj ekipi i Vllaznise ka edhe dy sportiste shume cilesore te cilet gjate ketij viti thyen edhe rekorde kombetare, pikerisht Franko Burraj tre rekorde per te rriturit dhe Leandro Çardaku nje per te rinjte.

Te gjithe keto rezultate nuk jane rastesi por frut i punes se bere nga i gjithe stafi i trajnereve me ne krye Albert Marashin, njeriun i cili jo me kot u vleresua nga “Shkodra Sport” si njeri prej “10 personazheve me te mire te vitit 2022”.

Vete Marashi ne nje rrefim per gazeten eshte shprehur i bindur se sukseset do te vijojne edhe ne te ardhmen: “Mendoj se nisur edhe nga puna qe bejme çdo dite ne stervitje bashke me trajneret e tjere Brun Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj, sukseset e atletikes shkodrane do te vijojne edhe gjate vitit 2023 dhe ne vijim”.

Albert Marashi ka mbi 20 vite qe eshte çdo dite i pranishem ne pisten e atletikes, fillimisht si sportist dhe tashme prej shume vitesh edhe si trajner. I pyetur se çfare eshte Vllaznia per te, kryetrajneri i atletikes shkodrane pergjigjet: “Vllaznia eshte skuadra qe na ka bere krenar te gjitheve ne vite.

Tashme qe jemi pjese e saj, e kemi vene si obligim per çdo trajner qe t’u injektoje sportisteve dashurine per kete emer, dashurine per ngjyrat kuq e blu sepse nese nuk e ndjejne peshen e fanellen qe mbajne veshur, sigurisht qe nuk mund t’ia dine rendesine asaj”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit te atletikes se Vllaznise Albert Marashi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: