Sezonin e kaluar ka qene ndihmes i Vioresin Sinanit tek ekipi U19, ndersa sivjet i eshte besuar drejtimi i ekipit me te ri te krijuar tek Akademia Vllaznia, ai U18. Behet fjale per trajnerin Malvin Meçarovi. Skuadra e tij e nisi mbare kampionatin dy dite me pare duke e fituar ndeshjen hapese me shifrat 2-0 ndaj AF Elbasanit.

“Nuk jam shumë i lumtur për lojën, por normalisht vlen rezultati. Është vetëm ndeshja e parë dhe sigurisht ekipi do të vijë duke u rritur. Për ne është e rëndësishmë të luajmë futboll, pasi Vllaznia gjithmonë e ka pasur traditë. Ne insistojmë që gjëja më e rëndësishme është të luajmë futboll, të jemi të disiplinuar në fushën e lojës.

Kjo është ajo çfarë ne kërkojmë përtej rezultatit. Normalisht që edhe rezultati ka rëndësi, pasi i rrit këto lojtarë, i bën më të sigurtë në veprimet e tyre, por si thashë kemi shumë për të përmirësuar, sidomos te finalizimi, pasi krijojmë shumë raste, por nuk arrijmë t’i finalizojmë.

Pavarësisht që loja mbaroi 2-0, mendoj që rezultati duhet të ishte më i thellë. Këta djem janë në një moshë madhore dhe duhet të jenë më të pjekur me veprimet e tyre”- eshte shprehur pas ndeshjes Meçarovi.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U18 mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: