Vllaznia do te ndeshet me Linfield ne turin e pare te “Conference League”. Nje kundershtar ne pamje te pare i veshtire, megjithate ka ende per te mesuar ne lidhje me te.

Nderkohe trajneri i skuadres shkodrane Migen Memelli ka folur ne lidhje me shortin e sotem duke vleresuar irlandezoverioret, por ka thene se me shume rendesi per te ka kompletimi i Vllaznise ne ditet e ardhshme.

“Po tashme e dime emrin e kundershtarit, eshte Linfield i Irlandes se Veriut, nje kundershtar qe ne e vleresojme shume. Po mundohemi te marrim tashme informacione rreth tij dhe pjesa tjeter pastaj eshte plotesimi i grupit tone me lojtaret e duhur.

Futbolli po tregon qe nuk ka skuadra te medha dhe te vogla. Ne e vleresojme kundershtarin dhe do te kerkojme te jemi sa me serioze dhe sa me kompetitive ne kete kompeticion. Nuk eshte se ndryshon sot shume futbolli i ndeshjeve ne transferte me ate ne shtepi. E rendesishme eshte qe te bejme mire ne te dyja ndeshjet.

Objektivi? Kundershtari eshte shume mire fizikisht dhe objektivi jone per momentin eshte te forcojme skuadren, te shohim se çfare do te marrim nga tre miqesoret, konsolidimin e skuadres dhe pastaj te behemi gati per ndeshjen e pare ne Irlanden e Veriut”./SHKODRA-SPORT.COM/