Vllaznia barazoi 0-0 ndaj Dinamos, ne miqesoren e fundit para startit te kampionatit, miqesore kjo e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Pas ndeshjes, ka folur per mediat edhe trajneri i saj Migen Memelli qe eshte shprehur:
“Ritmi i ndeshjes ishte i duhuri, sidomos ne pjesen e dyte sepse ne te paren patem pak veshtiresi duke qene se Dinamo luante me nje format 4-4-2 dhe ne kishim veshtiresi ne daljen ne sulm. Por ne 45 minutat e dyta djemte edhe ne aspektin psiko- fizik kishin ngritje me teper.
Ne patem rastet tona dhe kuptohet qe pjesa e rezultatit ne ndeshje te tilla nuk eshte primare, megjithate per mua e rendesishme eshte qe kjo faze pergatitore mbyllet me sukses dhe pa asnjelloj demtimi ne skuader, çka eshte shume e rendesishme dhe shpresoj te jemi gati edhe per kampionatin.
Duhet te permiresohemi me teper ne manovren sulmuese, duhet te punojme me teper ne ate drejtim sepse ne javen e pare te kampionatit do kemi Kukesin dhe te gjithe e dime qe nuk ka skuadra te vogla dhe te medha. Te gjithe dine te mbrojne dhe te sulmojne, por ne duhet te punojme fund ne 30 metrat e fundit ku kemi pak veshtiresi siç e pate edhe sot”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Migen Memelli mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: