Vllaznia vazhdon te zhvilloje miqesore dhe njekohesisht nuk po e heq vemendjen as nga merkatoja. Trajneri Memelli edhe diten e djeshme e beri te qarte se fokusi i tyre per momentin eshte i perqendruar tek gjetja e nje mbrojtesi te majte dhe te nje sulmuesi tjeter.

Por nga ana tjeter, numri 1 i pankines shkodrane ka bere te ditur se nuk behet fjale per ish- mbrojtesin e Laçit Turkaj dhe per ish- sulmuesin e Partizanit Selmani, por synimet jane tjeterkund.

“Po shikojmë dy lojtarë. E patë që Dragoshi po luan në krahun e majtë, duke zëvëndësuar Hakajn, i cili mungon për shkak të një dëmtimi që po e mban larg fushave për më shumë se 10 ditë. Gjithashtu po shikojmë mundësinë edhe për një sulmues tjetër, por nuk duam të rrezikojmë me lojtarë që nuk na hyjnë në punë.

Ata duhet të jenë të aftë të rivalizojnë të dyja pozicionet dhe jo vetëm për numër. Po shikojmë çdo ditë me drejtorin sportiv. Nuk mund të jap emra, por sido që të jetë nuk janë Turkaj dhe Selmani lojtarët që ne po shikojmë, e them me bindje të plotë.

Na duhen lojtarë të fortë dhe potentë gjatë gjithë kampionatit. Do të bëjmë të pamundurën t’i afrojmë këto dy blerje deri në fund të merkatos. Pastaj të shikojmë si do të përshtaten me skuadrën”- eshte shprehur trajneri Memelli./SHKODRA-SPORT.COM/