Vllaznia do te luaje neser ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” perballe Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat. Nje sfide shume e rendesishme e cila patjeter duhet fituar nga kuqeblute nisur nga vete pozitat e tyre ne renditje.
Nje gje te tille e ka deklaruar edhe vete trajneri Qatip Osmani ne konferencen e sotme per shtyp. Sipas tij, skuadra do kete serish mungesa, por tashme nuk duhet menduar per to, por per kundershtarin dhe pergatitjen sa me te mire te kesaj sfide.
“Une e kam thene edhe me perpara se Laçi ka nje ekip te mire, me nje gershetim lojtaresh me pervoje me ato me te rinjte dhe si rrjedhoje eshte nje kundershtar i veshtire. Por ne duhet te jemi te perqendruar ne maksimum dhe te synojme per ta fituar kete ndeshje.
Kemi disa mungesa si ato te Balajt, Males e ndonje tjeter dhe i vetmi rikthim eshte ai i Hakajt. Po shohim mundesine per te bere ndonje ndryshim ne formacion dhe sulmuesi Gomesh ne nje ndeshje kontrolli qe zhvilluam keto dite, na dha sinjale te mira dhe prandaj eshte nje opsion per sulmin.
A jemi nen presion? Ne futboll, trajneri dhe futbollistet jane nen presion para çdo ndeshje dhe para çdo situate ku ndodhen. E rendesishme eshte te bejme me te miren dhe ta nxjerrim Vllaznine nga gjendja ku ndodhet dhe ta çojme aty ku i takon ketij klubi te jete”- eshte shprehur trajneri Osmani.
Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines se Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: