Vllaznia do te luaje neser ndaj Dinamos ne stadiumin “Loro Boriçi” pikerisht ne oren 17:00 dhe sigurisht qe objektivi i saj i vetem eshte marrja e fitores. Megjithate nuk do te jete e lehte sepse perballe do te kete nje kundershtar i cili nuk humbet prej 6 ndeshjesh.
Po ashtu, vete Vllaznia po tregon shume oshilacione ne ecurine e saj dhe kjo ka bere qe askush te mos kete shume besim. Megjithate trajneri Qatip Osmani ka bindjen se neser gjerat do te jene me ndryshe. Kete e ka deklaruar ne konferencen e shtypit te kesaj pragndeshje kur eshte shprehur:
“Vijme nga nje ndeshje e dobet si ajo ndaj Egnatias, kur pas pesimit te golit te pare nuk reaguam mire. I lame shume hapesira kundershtarit dhe e pesuam. Kemi biseduar gjate per ate ndeshje, kemi patur edhe mbledhje dhe mendoj se ne ndeshjet e ardhshme nuk do te kete kesilloj gabimesh.
Neser luajme ndaj Dinamos, nje skuader e cila ka gjashte ndeshje pa humbje. Nje ekip qe di ta menaxhoje lojen sidomos kur eshte ne avantazh. Nje ekip kualitativ dhe serioz dhe per ta mundur, ne duhet te japim maksimumin ne fushen e lojes. Objektivi jone i vetem eshte fitorja ne kete ndeshje.
Me Dinamon do te jemi me te plote sepse na rikthehen edhe Stojanoviç, edhe Alivoda, ndersa Mala nuk e ka zhvilluar stervitjen me ngarkese te plote. Ai do te jete me ne, por i gatshem nga pankina. Shpresoj te bejme me te miren dhe te rikthehemi tek fitorja”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Qatip Osmani dhene ne konferencen e sotme per shtyp, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: