Vllaznia do te luaje neser ne ora 18:00 ne “Niko Dovana” te Durresit ndaj Teutes ndeshjen e rradhes per kampionat dhe do te kerkoje te rikthehet serish tek rezultatet pozitive. Humbja e fundit ne shtepi ndaj Laçit, ka “djegur” shume ne fakt dhe prandaj pritet kthesa e kuqebluve.

Trajneri Qatip Osmani ne konferencen e sotme per shtyp ka bere te ditur se per sfiden ndaj durrsakeve mund te kete ndryshime ne formacion, megjithate çdo gje do ta vendose fusha e lojes.

“Konstatimi jonë si staf teknik ka qenë detajisht i punuar. Na pret një ndeshje ku nuk duhen shfaqur problemet e ndeshjeve të fundit. Mendoj se jemi të gatshëm për ndeshjen me Teutën. Forma fizike e lojtarëve ndikon në grup dhe në rezultate, këtë gjë e kemi biseduar edhe në mbledhjet me lojtarët. Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi.

Në Durrës normalisht që presim një paraqitje më të mirë të ekipit. Rezultatet e fundit na detyrojnë të kemi ndryshime në formacion. Nuk do të ketë shumë, por patjetër do të ketë ndryshime. Smajli është i gatshëm për të luajtur. Kemi dëmtime të lehta, por shpresojmë që deri nesër të gjithë të jenë të gatshëm. E dijmë se nuk kemi siguruar asgjë, përkundrazi realiteti, matematika thonë ndryshe. Duhet të kthehemi të loja dhe rezultatet”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Qatip Osmani ne pragndeshjen me Teuten, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: