Vllaznia do te prese neser ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Partizanit ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 21-te te “Abissnet Superiore”. Nje sfide shume interesante e cila e gjen ekipin shkodran ne momentin e tij me te mire.
Ne opinionin sportiv kerkohet nje fitore e Vllaznise dhe kjo duket se e ve skuadren para nje presioni, por ne fakt vete trajneri Osmani nuk e mendon keshtu. Nje gje te tille ai e ka shprehur ne konferencen e shtypit te pragndeshjes kur ka deklaruar:
“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi. Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një provë. Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet.
Nuk ndjejme ndonje presion ne prag te kesaj ndeshje, ndoshta edhe rezultatet e fundit kane bere qe te jete kjo situate dhe te mos kemi ndonje presion te veçante. Kuptohet qe synimi i vetem eshte fitorja, por kuptohet pa ndonje emocion qe mund te na çoje ne rrugen e gabuar”./SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Qatip Osmani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: