Pas dy ndeshjeve te fundit jo te mira, Vllaznia do te zbrese neser ne oren 15:00 ne fushen e lojes per te luajtur ndaj Egnatias te paren ndeshje gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Nje sfide delikate, por edhe shume e rendesishme per te cilen kuqeblute jane pergatitur ashtu si duhet.
Objektivi padiskutim qe do te jete marrja e nje rezultati pozitive ne menyre qe te hedhin nje hap te rendesishem para sfides se kthimit ku do te kerkohet me pas edhe kualifikimi ne finale te ketij kompeticioni. Keshtu eshte shprehur sot ne konference per shtyp trajneri Qatip Osmani i cili njekohesisht ka siguruar te gjithe se ne skuader nuk ka asnje problem.
“Sigurisht qe eshte nje ndeshje e rendesishme sepse po luhet per finalen e Kupes dhe si rrjedhoje vetevetiu sfida merr edhe nje peshe me te madhe. Dy rezultatet e ndeshjeve te fundit ndoshta nuk ishte momenti i duhur per te ndodhur, por ato kane kaluar tashme dhe nuk mund t’i kthejme pas dhe prandaj duhet te shohim perpara.
Duhet te koncentrohemi tek ndeshja e pare me Egnatian dhe besoj se do te jemi ne fushe per te kerkuar nje rezultat pozitiv. Duke filluar nga une si pergjegjesi kryesor, por edhe lojtaret jane te ndergjegjshem se nuk mund te guxojme te na perseriten ato gabime qe u verejten ne ndeshjet e fundit”- eshte shprehur trajneri Osmani.
Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines shkodrane mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: