Elvis Plori eshte rikthyer pas shume vitesh te drejtoje serish ekipin e te rinjve te Vllaznise dhe sigurisht qe edhe dje ndaj Laçit ka ndjere te njejtat emocione si me pare. Per me teper ne nje ndeshje qe dhuroi gjera shume te bukura dhe ne fund fitoren e skuadres se tij ne shifrat 3-2.
Trajneri i njohur nderkohe ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes vlereson mbi te gjitha jo fitoren, por lojen me koncept te skuadres se tij dhe rastet e shumta te krijuara per gol.
“Bëmë një lojë të mirë. Edhe ekipi i Laçit kishte ardhur i përgatitur, madje me disa lojtarë të ekipit të parë. Jam i kënaqur me lojën që treguan djemtë, sidomos në pjesën e parë. Ka pasur lojtarë të cilët na janë bashkuar kohët e fundit, pra nuk është një ekip i trashëguar nga viti i kaluar, por ka ndryshuar në përbërje.
Më pëlqeu harmonizimi dhe loja ofensive, ku krijuam disa raste të cilat në pjesën e parë me të vërtetë më kanë kënaqur. Të krijohen 6-7 raste për gol vetëm në pjesën e parë nga një ekip U19 nuk është diçka e vogël. Jam i kënaqur me mënyrën se si këto djem luajnë.
Të gjithë i dijmë cilësitë e Arës. Ai është një lojtar që ka qenë pjesë e ekipit të parë në fazë përgatitore. Ambiciet tona jane te ecim para si grup, por edhe të atij vetë si lojtar është që ai të arrijë sa më lart”- eshte shprehur Plori./www.shkodrasport.com/