Vllaznia U21 eshte shpallur sot kampione e Shqiperise dy jave para fundit te kampionatit. Me fitoren 3-2 ndaj Teutes ne Durres, ajo e ka çuar ne shtate pike diferencen me Bylisin e vendit te dyte dhe ne kete menyre ka siguruar trofeun e kesaj grupmoshe.
Si rrjedhoje, pas perfundimit te ndeshjes, futbollistet dhe stafi teknik kane bere ne fushen e lojes disa foto per te mbajtur gjalle ne celuloid kete moment shume te veçante per karrieren e tyre dhe me pas i jane drejtuar dhomave te zhveshjes.
Pikerisht ketu, trajneri Elvis Plori ka menduar t’u beje futbollisteve te tij “nje rreng”. Ai ka hyre ne dhomat e zhveshjes kur ata kane qene duke festuar dhe u eshte drejtuar me pak fjale duke u thene: “Çfare eshte mor, uluni. Nuk ka mbaruar asgje”.
Por seriozitetin e tij nuk ka mundur ta mbaje gjate dhe si rrjedhoje, pas vetem pak sekondash, ka perplasur ne tavoline nje dosje qe kishte ne dore dhe u eshte drejtuar serish futbollisteve duke u thene: “Ka mbaruar”. Me pas vete Plori dhe te gjithe pjestaret e tjere te skuadres kane festuar serish.
Nje video vertete interesante te cilen mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: