Takimi i sotem perballe KF Shkodra eshte pritur me shume interes nga ekipi i 17 vjeçareve te Djelmnise shkodrane. Te dy ekipet vinin ne kete takim pas dy fitoreve dhe kuptohet qe synimi ishte nje fitore e trete dhe shkeputja ne renditje.
Ne fakt kjo nuk ka ndodhur sepse pas golit te Uldedajt per Djelmnine ne pjesen e pare, ne te dyten ka ardhur autogoli i Hotajt qe ka vene ne barazpeshe gjithçka dhe si rrjedhoje ne fund ekipet kane ndare nga nje pike qe gjithsesi i te ato ne krye te renditjes.
Trajneri i ekipit “Djelmnia shkodrane” U17 Arber Shytani ka dhene nje interviste pas ndeeshjes duke folur per gazetarin Maringlen Zhivani ne prononcimin e dhene per “Shkodra Sport” teksa ka shprehur pakenaqesine e tij per lojen e skuadres qe ai drejton.
“Në këto lloj ndeshjesh, gjëja më pak e rëndësishmë është rezultati. Mund të them se deri diku ishte i drejtë, edhe pse në disa aspekte bëmë më shumë se kundërshtari. Jam i pakënaqur me ekipin, në mënyrën e lojës, sidomos në pjesën e dytë.
Këto lloj derbish, mund t’i quajmë, i shërbejnë këtyrë nxënës futbolli, pasi nuk mund t’i thërrasim sportista, për t’u rritur dhe për të shpalosur vlerat më të mira. Mendoj se sot, stafet e ekipeve janë më të kualifikuara, kanë më kualitet dhe seriozitet”- eshte shprehur Shytani.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: