Arber Shytani debutoi dy dite me pare ne pankinen e Vllaznia U17 dhe e nisi me fitore, ndonese ka qene nje sfide e cila mund te merrte edhe rrjedhe tjeter ngaqe laçianet kane qene ne avantazh deri ne minutat e fundit te saj.
Por per te, nuk eshte shume e rendesishme nje fitore apo humbje, por menyra si luan ekipi dhe kjo e ka ngrohur ate. Nje gje te tille Shytani e ka deklaruar edhe ne nje prononcim te dhene per mediat kur eshte shprehur:
“Kjo fitore është thjeshtë si një ndeshje e rradhës. Kryem detyrën tonë, morëm 3 pikët. Nuk është se jam i kënaqur me përformancën e skuadrës. Sigurisht që kishim probleme, pasi për arsye shëndetësore munguan 6 lojtarë dhe kjo nuk është një gjë e vogël. Por ky është ‘luksi’ i Vllaznisë, nuk ka rëndësi kush mungon, por ato që luajnë japin gjithmonë maksimumin për fanellën që përfaqësojnë.
Unë drejtoj ekipin U17 si rrjedhoje preferoj me mire të humb një ndeshje dhe të krijoj shumë raste, sesa të fitojmë me një finalizim të një rasti të vetëm që shkojmë në portë. E rëndësishme është që ekipi të shkojë te porta, të krijojë raste. Këto djem kanë kohë për t’u pjekur. Janë probleme që hasen në ekipe të mëdha në ndeshjet e para, pasi harmonizimi midis lojtarëve nuk është Akoma i duhuri. Janë gjëra që do të përmirësohen me kalimin e kohës.”
Te plote proncimin e trajnerit te Vllaznia U17 Arber Shytani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: