Veleçiku u mund sot nga Vllaznia me rezultatin 3-2 ne miqesoren e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, por duhet thene se paraqitja e koplikasve ka qene per t’u pergezuar. Ndonese e nisen ne disavantazhin e dy golave, ata arriten te barazojne pas golave te shenuar nga Hajdari me 11-metersh dhe Ujkaj.

Duke folur ne lidhje me kete takim, trajneri Dritan Smajli pas perfundimit te tij per mediat eshte shprehur: “Realisht nuk më interesonte rezultati, apo detajet e penalltisë dhe autogolit. E rëndësishme ishte që loja u interpretua ashtu si duhet.

Kuptohet që kjo ndeshje i vlen më shumë Vllaznisë, për edhe vetë ndeshjes e së mërkurës. Kishim përballë Vllazninë, me një kualitet të lartë, me cilësi. Realisht jam i kënaqur me skuadrën time. Objektivi është që të ngjitemi sa më lart.

Veleçiku eshte ndertuar per te qene pretendent per ngjitjen ne kategorine e pare. Mendoj se kemi ndertuar nje ekip te mire ku kemi alternuar lojtaret me eksperience me ata te rinj dhe gjerat po funksionojne ashtu si duhet deri tani.

Nuk mendoj se ka nevoje Veleçiku apo çdo skuader tjeter e Veriut per te shkuar me poshte se deri ne Lezhe per te gjetur lojtare cilesore. Shkodra, Malesia dhe Lezha kane mjaftueshem lojtare qe mund t’u bejne pune dhe thjesht duhet t’u japim besim”./SHKODRA-SPORT.COM/