Beselidhja ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e se shtunes ne Koplik ndaj Veleçikut vendas me rezultatin 2-0, ku percaktues per te ka qene edhe njehere tjeter sulmuesi shkodran Rigers Musaraj me dy golat e shenuar qe ne pjesen e pare. Si rrjedhoje, lezhjanet vazhdojne te kryesojne renditjen te vetem.

Kur kane mbetur edhe tre ndeshje nga fundi, ato konsiderohen favoritet kryesore per ngjitjen nje kategori me lart, megjithate per trajnerin Dritan Smajli asgje nuk ka perfunduar sepse jane per t’u luajtur edhe tre finale te tjera. Nje gje te tille e ka deklaruar per “Shkodra Sport” pas ndeshjes ne Koplik kur eshte shprehur:

“Kjo e Koplikut hynte ne transfertat e veshtira per ne dhe prandaj e kisha parashikuar qe do te ishte e tille. Megjithate besoj se skuadra ime dha gjithçka, edhe pse terreni la per te deshiruar ne pjesen e interpretimit te lojes. Megjithate pjesa e pare besoj se ishte totalisht e dominuar nga ana jone.

Si rrjedhoje gjate saj kapem edhe rezultatin qe deshironim dhe pastaj gjithçka u be edhe me e lehte sepse edhe Veleçiku nuk kishte forcat e mjaftueshme ne kete ndeshje per te bere diçka. Ishte nje fitore me vlere, por qe nuk na ka siguruar akoma asgje,

Na kane mbetur edhe tre ndeshje te cilat i konsideroj tre finale sepse karshi Beselidhjes po luhet fort, pavaresisht se une i respektoj te gjithe kundershtaret qe po luajne ne kete menyre, por une shpresoj qe edhe pjesa tjeter e skuadrave te luajne futboll, te japin maksimumin ne fushe sepse eshte ne te miren e futbollit”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Beselidhjes Dritan Smajli mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtuve duke klikuar ne linkun e meposhtem: