Pavaresisht humbjes se thelle te pesuar ne ndeshjen e kaluar ndaj Vores, tek Veleçiku mendojne se rezultati nuk i pergjigjet lojes se zhvilluar. Trajneri Dritan Smajli mendon se skuadra ka mundesi per te bere me shume pavaresisht problemeve qe i jane krijuar pas merkatos se janarit.
“Me duhet ta pranoj se merkatoja e dimrit na ka dobesuar. Ne bashkeveprim edhe me drejtuesit e klubit vendosem qe te largojme 5 lojtare dhe atyre iu shtua edhe Balaj qe ishte nje largim i papritur dhe ne menduam se vendi bosh i mbetur nga largime i tyre do te plotesohej me lojtare te tjere.
Por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Na ka ardhur vetem nje lojtar- Ivziku, por edhe ai do kohen e vet te ambjentohet dhe pershtatet me skuadren. Kjo do te thote se kemi nje kontigjent me te reduktuar lojtaresh, por pavaresisht ketij fakti ne nuk dorezohemi.
Une si natyre jam nje njeri qe nuk dorezohem kollaj, por edhe Veleçiku nuk do te heqe dore deri ne fund nga objektivi i tij. Kuptohet qe nuk do te jete e lehte, por ne do te tentojme fort deri ne fund.
Per kete arsye, duke filluar nga ndeshja e kesaj fundjave me Murlanin, po vleresohet maksimalisht dhe shpresojme ta nisim mbare me nje fitore qe do na mbante ne mes ekipeve pretendente deri ne fund”./SHKODRA-SPORT.COM/