Edhe pse me mungesën e kapitenit Neymar, Brazili mund Rusinë në “Luzhniki Arena” me rezultatin e pastër 0-3.
Edhe pse në fushë mungonte Neymar, Seleçao nuk e diskutoi asnjëherë fitoren. Miranda, Paulinho dhe Coutinho mjaftuan në pjesën e dytë duke shënuar tre herë për triumfin në këtë miqësore luksi.
Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura, ku Rusia provoi të dilte disa herë para, megjithatë nuk arriti që të shënojë.
Çdo gjë ndodhi në fraksionin e dytë të lojës, ku pesë herë kampionat e botës ditën të tregojnë supermacinë e tyre si në lojë ashtu edhe në rezultat.
Goli i parë i ndeshjes vjen nga Joao Miranda, i cili shënoi në minutën e 53, duke rritur shpresat e amerikano-jugorëve, ndërsa i hapi rrugën dy lojtarëve të Barcelona-s për të kthyer këtë takim në festival.
Në minutën e 62 Coutinho shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa tre minuta më vonë me asist të Willian është Paulinho që dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë.
Në minutat e fundit të ndeshjes, vendi organizator i Botërorit të vitit 2018 u mundua që të ngushtojë diferencën, por përballë fuqisë së Brazilit e patën të pamundur që të depërtonin. Takimi u mbyll me rezultatin 0-3. /EDS/