Vellai i madh- Redi, eshte basketbollist dhe luan me Vllaznine, madje mban edhe shiritin e kapitenit. Tjetri- Endri merret me atletike dhe ne garat e fundit te vlefshme per Kupen e Shqiperise, ka bere nje paraqitje shume te mire duke zene dy vende te para dhe si rrjedhoje eshte shpallur edhe sportisti me i mire i aktivitetit.
Nje suksese qe as vete Endri ndoshta nuk e kishte menduar, duke pare edhe rivalitetin qe ka ne keto gara, por forma e shkelqyer sportive qe ai po kalon, ka dhene edhe frutet e veta.
Endri Rakaj ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” pasditen e sotme ku ka folur ne lidhje me emocionet e perjetuara ne garen e fundit dhe njekohesisht ka shpalosur edhe synimet dhe deshirat e tij per te ardhmen.
“Jam shume i emocionuar me suksesin qe arrita ne garat e Kupes se Shqiperise dhe tashme te gjithe fokusin do ta kem ne garat e kampionatit kombetar ku do te synoje serish vendin e pare, ndonese rivaliteti eshte i madh”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e atletit te Vllaznise Endri Rakaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: