KF Shiroka mori pasditen e djeshme fitoren e pare ne kampionat, duke mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Bulqizes. Nje fitore qe ne fakt ka qene shume e veshtire per t’u arritur sepse ekipi shkodran ndodhej ne disantazh ne fundin e pjeses se pare dhe per me teper, me nje futbollist me pak ne fushen e lojes.
Por ne pjesen e dyte ndodhi gjithçka ashtu si duhet dhe erdhi fitorja ne shifrat 2-1. Duke folur per mediat ne lidhje me kete ndeshje zevendestrajneri i KF Shiroka Valmir Kurti eshte shprehur:
“Pas një pjesë të parë të dobët dhe pasi mbetëm me 10 lojtarë, i gjetëm forcat të kthenim rezultatin. Sigurisht na ndihmuan dhe zëvëndësimet e bëra me profesor Axhanin. Nuk duhet të merremi me pjesën e gjykimit, sepse as kartoni i kuq nuk ishte i sigurtë në aspektin se si u mor, por ekipi nuk duhet të humbë balancat në fushën e lojës dhe të shohim për të ardhmen.
Për mendimin tim arbitri ishte pak i nxituar me vendimin për karton të kuq. Pjesa e parë nuk na kënaqi pasi nuk ishte ajo skuadër që kemi parë në stërvitje. Ekipi nuk po i zbatonte detyrat. Por në pjesën e dytë, edhe pse me një lojtar më pak i gjetëm forcat dhe e kthyem rezultatin. Detyra më e vështirë e kësaj skuadre është të kalojë një kategori më lart, pasi skuadrat janë shumë të forta dhe lojtarët janë me cilësi. Ekipi ka ardhur në rritje krahasuar me ndeshjen e parë.”
Te plote prononcimin e zevendestrajnerit te KF Shiroka Valmir Kurti mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: