Ish- portierit te Vllaznise se viteve ’60 Zija Dani, iu dha lamtumira e fundit diten e sotme. Per te percjelle per ne banesen e fundit kane qene edhe disa kolege e miq te tij te cilet padyshim qe kane shprehur keqardhjen e madhe per humbjen e ketij shoku dhe miku te mire.

Duke folur per “Shkodra Sport” Rauf Çanga eshte shprehur keshtu: “Natyrisht qe me vjen shume keq per ndarjen nga jeta te Zija Danit, nje shoku te mire, nje familjari dhe nje portieri te mire. Une kam shume kujtime te bukura me Zijane, te cilin e vleresoj per ate se çfare ka dhene per Vllaznine dhe Partizanin”.

Nderkohe, Ahmet Meta, nje ish- portieri tjeter i Vllaznise ka se çfare te kujtoje per Zija Danin, kur shprehet: “Kam qene 10 vjeç kur e kam filluar futbollin dhe Zija Dani luante me te rinjte. Me pas, ne vitet 1966-1968 kur une kalova me ekipin e pare te Vllaznise, e kam gjetur aty portier te pare dhe kam kujtime te jashtezakonshme me te.

Madje, ai shkonte deri atje saqe ne disa ndeshje, me ka liruar edhe vendin ne formacion duke me ndihmuar qe te ambjentohem me skuadren dhe padyshim qe kjo me ka mbetur gjate ne mendjen time dhe do ta kujtoj deri sa te jem gjalle”.

Ne homazhet per Zija Danin nuk kane munguar as nderimet nga Klubi i Futbollit Vllaznia teksa kane marre pjese te gjithe drejtuesit e tij dhe sigurisht qe ndarja nga jeta e ish- portierit te saj, eshte nje humbje e madhe edhe per ta./SHKODRA-SPORT.COM/