Zëvëndës-trajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani ka folur për median e klubit për gjendjen e skuadrës në këtë fazë përgatitore. Sinani thekson gjendjen e mirë të ekipit si dhe beson se do të arrijë të kualifikohet në raundin tjetër të Conference League.
Si kanë shkuar përgatitjet?
Mjaft mirë, pavarësisht ngarkesave të larta lojtarët i kanë përballuar shumë mirë. Uroj dhe besoj shumë që të shërbejnë për mirë në vazhdim.
Cila është gjendja e futbollistëve?
Janë shumë mirë, pavarësisht stërvitjeve mjaft të forta që janë zhvilluar, lojtarët e kanë përballuar mjaft mirë ngarkesën.
Sa vlejnë këto miqësore?
Miqësoret vlejnë shumë pasi çdo ekip në këto ndeshje sheh gjendjen e futbollistëve. Jo më kot edhe profesori (Brdaric) këto miqësore i vlerëson shumë sepse pas gjithë kësaj pune intensive është nevoja për të parë edhe ekipin ku është. Kundërshtarët janë mjaft të mirë, të fortë dhe mund të shohim gjendjen reale të ekipit tonë.
Sa besoni në kualifikimin ndaj Valur?
Besoj shumë, patjetër, kushtet e stërvitjes janë mjaft të mira dhe seancat kanë shkuar shumë mirë. Pavarësisht se është një kundërshtar i fortë besoj shumë që Vllaznia do të kualifikohet në raundin tjetër.