Marrin fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit të talentuar Edon Hasani. Nga ky sezon, lojtari 26-vjeçar do të jetë pjesë e Tiranës, e cila ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit me një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale.

Hasani në sezonin e kaluar luajti fillimisht me Vllazninë ndërsa më pas u transferua në janar në Iran, te klubi i Sepahan.

Por aventura e tij atje rezultoi zhgënjyese dhe ai u kthye në Shqipëri për të kërkuar këtu një tjetër klub për të luajtur rregullisht në Superiore.

Pas negociatave me skuadra të ndryshme, Hasani ka pranuar ofertën që i është bërë nga klubi bardheblu, duke firmosur kontratën për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ze Maria që nga dita e sotme. /vipsport/