Ne barazim 2-2 eshte mbyllur ndeshja e javes se trete te kampionatit kombetar te futsalles ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit, luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Te paret kane kaluar ne avantazh vlonjatet me ane te futbollistit Shehaj, por per te barazuar shifrat ka menduar kapiteni i skuadres shkodrane Senad Lekaj.
Megjithate barazimi nuk ka zgjatur shume sepse shkodrani Semir Gokaj qe luan per Flamurtarin ka shenuar dhe e ka kaluar serish ne avantazh ate. Megjithate ndeshja do te kishte shume emocione.
Dhe per te barazuar do te mendonte nje tjeter emer i njohur i futbollit shkodran Alsid Tafili. Pas rezultatit 2-2 nuk kane munguar edhe perpjekjet per te dy ekipet, por nuk ka patur gola te tjere dhe kesisoj gjithçka eshte mbyllur ne barazim dhe ekipet kane ndare nga nje pike.
Per Vllaznine kjo eshte pika e pare e marre ne keto tre jave kampionat, por me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme rezultatet pozitive per ekipin e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj nuk do te mungojne./SHKODRA-SPORT.COM/