Vllaznia e femrave ben detyren dhe fiton edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, duke ia lene tashme vendin sfides direkte me Tiranen javen e ardhshme qe mund te vendose çeshtjen e “kampiones se dimrit”.
Pasditen e sotme vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kane fituar me rezultatin e thelle 10-0 ndaj ekipit te Laçit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ndeshja ka nisur me gol dhe ka qene futbollistja Jehona Coka ajo qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 3-te dhe me pas do te ishte Megi Doçi qe do te shenonte tre gola njeri pas tjetrit duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 4-0.
Ne te dyten epersia do te rritej edhe me shume teksa do te shenoheshin edhe gjashte gola te tjere, teksa Doçi do te shenonte edhe 5 duke e çuar ne 8 numrin e tyre ne kete ndeshje, nderkohe qe do te vinte firmen e saj si golashenuese ne kete takim edhe Jehona Shala.
Perfundimisht 10-0 per Vllaznine qe merr fitoren e gjashte ne kampionat duke e kryesuar renditjen me pike te plota-18, po aq sa dhe Tirana, skuader me te cilen do te ndeshen javen e ardhshme ne kryeqytet./SHKODRA-SPORT.COM/