Pas ekipit te djemve, edhe ai i femrave te volejbollit te Vllaznise ka arritur te hedhe nje hap te rendesishem per kualifikimin per ne turin gjysmefinal te kampionatit. Pasditen e sotme vajzat e drejtuara nga trajneri Dorian Tafa kane fituar me rezultatin 3-2 ndaj Barleti Volley.

Ndeshja ne fakt ka dhuruar shume emocione. Ne setin e pare kane qene vajzat e Barletit qe kane luajtur me mire dhe e kane fituar ate me rezultatin 25-20 duke i bere kesisoj nje nisje te mire asaj.

Vllaznia nderkohe do te reagonte dhe ne setin e dyte dhe do ta fitonte ate me te njejtat shifra 25-20 duke barazuar ne kete menyre numrin e seteve dhe duke e hapur takimin. Ne setin e trete eshte serish Barleti qe udheheq vazhdimish dhe e fiton 25-21 duke iu afruar me shume fitores se ndeshjes.

Megjithate shkodranet nuk jane dakord. Permiresojne shume gjera ne setin e katert te cilin e fitojne 25-21 duke e çuar ne kete menyre ndeshjen ne set final. Ky i fundit do te kontrollohej vazhdimisht nga vajzat kuqeblu te cilat luajne shume me mire dhe e fitojne lehtesisht ate ne shifrat 15-5 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Ne kete menyre, me kete fitore Vllaznia hedh nje hap te rendesishem per kualifikimin ne gjysmefinale nderkohe qe perballja e dyte ne mes ketyre dy skuadrave do te zhvillohet diten e diele ne oren 15.00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Ne rast fitoreje te ekipit shkodran, ai do te kaloje me tej, por ne rast fitoreje te Barletit, atehere javen e ardhshme do te kete nje perballje te trete dhe te fundit ne “Qazim Dervishi”./SHKODRA-SPORT.COM/