Vllaznia ne volejboll per femra nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen e trete te vlefshme per Ligen “Gjergj Kastrioti”, ate te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit nga Kosova “Fer Volley”, ne shifrat 0-3.
Duhet thene se ekipi shkodran e nisi mire ndeshjen dhe ne setin e pare ka patur rivalitet pike per pike deri tek e 14-ta, por me pas disa gabime te panevojshme kane bere qe volejbollistet kosovare te perfitojne dhe ta mbyllin setin e pare ne shifrat 25-19.
E njejta situate edhe te te dyten kur deri tek pika e 15-te ka serish nje rivalitet te forte dhe me pas, per çudi e njejta gje. “Fer Volley” eshte me i sakte dhe arrin ta fitoje edhe kete set, por kete here me rezultatin 25-22.
Ne te tretin Vllaznia duket “e dorezuar” dhe si rrjedhoje ekipi nga Ferizaj e ka me te lehte fitoren ne shifrat 25-15 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.
Pas ndeshjeve te javes se trete te kesaj Lige, Vllaznia dhe Ferr Volej barazohen ne renditje me nga 3 pike, nderkohe qe ekipi shkodran duket se me largimin e lojtareve te huaja do ta kete te veshtire te pretendoje kualifikimin per ne gjysmefinale./SHKODRA-SPORT.COM/