Vllaznia e volejbollit te femrave duket se i ka problem perballjet qe do te zhvilloje kete sezon ne juglindje te vendit. Pas humbjes dy jave me pare ndaj Skenderbeut ne shifrat 0-3, ajo eshte mundur sot edhe nga Pogradeci, kete here me rezultatin 1-3.

Vajzat shkodrane te drejtuara nga Nora Deda ne fakt e nisen mire ndeshjen dhe e fituan setin e pare duke e fituar ate me rezultatin 28-26 dhe kjo krijoi bindjen se do te ishin ata qe mund ta fitonin perballjen, por jo.

Pogradeci i kompletuar edhe me tre lojtare te huaja tregoi se sivjet do kete pretendime. Per me teper ne rradhet e kesaj skuadre ka shkelqyer volejbollistja shkodrane Adma Mikopula. Lojtarja qe ne dhjetor mbush 17 vjeçe eshte nen kontrate me Skenderbeun por kete sezon eshte huazuar tel liqenoret.

Do te luaje me skuadren e ketij qyteti nga e ka origjinen edhe nena e saj. Vajza e te ndjerit Adrian Mikopli sot ka shkelqyer me lojen e saj duke qene nje lidere e vertete per Pogradecin dhe si rrjedhoje ka ndihmuar qe ai te fitoje setin e dyte 25-15, me pas te tretin 25-18 dhe ne fund edhe te katertin 25-16 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen ne shifrat 3-1.
Tonin FRROKU