Me vetem 9 lojtare te gatshme, Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ka mundur te beje dot asgje ndaj nje Partizani te kompletuar dhe me shume pretendime. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat e kuqe kane fituar me rezultatin e paster.

Ekipi shkodran nuk ka patur te gatshme as kapitenen Zhivani ne kete ndeshje per arsye demtimi dhe po ashtu edhe dy lojtare te tjera dhe me shume pak alternativa ne pankine, e ka patur shume te veshtire te rezistojne, megjithate volejbollistet e tij jane munduar te bejne me te miren ne fushe.

Ne setin e pare duhet thene se ka qene Vllaznia qe e ka nisur me mire ndeshjen dhe ka qene gjithnje ne udheheqje te rezultatit, madje ka shkuar deri ne 12-7 dhe me pas 15-13, por vetem kaq sepse pas barazimit 16-16 eshte ne fushe vetem Partizani qe e kalon rezultatin ne favorin e tij dhe ne fund do ta fitonte me rezultatin 25-20.

Ne te dytin ka shume pak histori sepse ne fushe eshte vetem ekipi mik nderkohe qe Vllaznia eshte inekzistente dhe arrin te marre vetem 10 pike perballe 25 te kundershtarit. Edhe ne setin e trete ka rivalitet dhe deri ne 15-15 ka disa barazime, madje edhe 18-18 dhe me pas eshte Vllaznia qe shkon 20-18 por pa arritur ta ruaje shume avantazhin.

Ka barazim me pas 21-21 dhe ketu vendos pervoja e lojtareve te Partizanit dhe ata arrijne ta fitojne edhe kete set 25-22, ne kete menyre edhe krejt takimin me rezultatin 3-0. Me kete humbje, Vllaznia mbetet ne kuoten e 3 pikeve, me 1 fitore dhe 2 humbje ne ndeshjet e deritanishme, por me pak shpresa per t’u kualifikuar ne gjysmefinale te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/