Tjeter ftese dhe vleresim per Vllaznine e futbollit te femrave. Pas fteses se marre ne muajin shtator per nje ndeshje miqesore me skuadren me te titulluar te Europes, Olympique Lyonnais, ne adrese te saj se fundi ka ardhur edhe nje tjeter. Kete here behet fjale per pjesmarrje ne nje turne futsalle.
Ai do te zhvillohet ne Itali ne datat 13-14 dhjetor, pikerisht ne impiantin sportiv “Centi Colella” te L’ Aquila, nje qytet ne qender te Italise. Perpos Vllaznise ne kete turne jane ftuar edhe tre ekipe te tjera nga vende te ndryshme te Europes.
Behet fjale per ekipin ukrainas Chornomorets Odesa, ekipin zvicerian Lion Futsal Club di Zurigo dhe ate letonez Riga FC Women. Sebashku me Vllaznine behen kater skuadra qe do te marrin pjese ne kete turne nderkombetar i cili ka disa vite qe zhvillohet ne kete vend.
Per Vllaznine kjo eshte pjesmarrja e pare ne nje turne te tille, per me teper futsalle, megjithate drejtuesit nuk e kane refuzuar sepse ne fund te fundit eshte nje eksperience shume pozitive. Ditet e fundit ekipi shkodran ka zhvilluar stervitje ne parketin e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” per t’iu pershtatur edhe aktivitetit ne fjale nderkohe qe ne ndihme te stafit teknik ka shkuar edhe Alban Neziri, i cili ka nje pervoje te madhe ne futsall ngaqe ka drejtuar per disa vite me rradhe edhe ekipin kombetar.
Vajzat kuqeblu do te nisen neser drejt Italise ku shpresojne te paraqiten sa me mire ne kete turne, per te treguar edhe njehere vlerat e futbollit shqiptar perballe tre kundershtareve nga vendet e tjera te Europes./www.shkodrasport.com/