Ndonese kane disa dite qe i jane bashkuar skuadres, vetem diten e sotme drejtuesit e klubit te Vllaznise se femrave kane bere prezantimin e lojtareve te ardhur nga merkatoja e kesaj vere. Ka qene vete presidenti Lazer Matija qe ne nje dalje per mediat ka bere publik emrat e vajzave qe kane veshur fanellen kuqeblu.
Dhe ne fakt behet fjale per nje skuader te tere, plot 11 futbolliste. “Blerja” me e rendesishme eshte konsideruar rikthimi i Megi Doçit serish te Vllaznia pas 6 muajsh tek Gallatasaraj ne Turqi. Po ashtu ka ardhur futbollistja Fabiola Caka nga ekipi “Atletik”, ashtu siç kane ardhur ne forme huazimi nga Apolonia edhe portieria Antigona Hyska dhe sulmuesja Xhesika Ndoj.
Por nga ana tjeter, ka ardhur nga ekipi Hajvalia i Kosoves edhe mesfushorja Verona Berisha, nderkohe qe me skuadren eshte bashkuar edhe portieria turke e ardhur nga ekipi Fomget, Busra Kenet.
Pjese e skuadres per sezonin e ri do te jete edhe futbollistja franceze Sanera Marie Ahamadi si dhe kater amerikane, Raeanne Jeanette Jones, Hannah Elizabeth Reynolds, Milayla Victoria Mustard dhe Santana Marie Pressley.
Me keto perforcime, presidenti Matija eshte shprehur se Vllaznia do te tentoje kalimin e grupit ne Champions League, pavaresisht se konsiderohet grupi me i veshtire i turit te pare te ketij kompeticioni te rendesishem europian./www.shkodrasport.com/